Në kuadër të programit “Akademia për Qeverisje Lokale – LGA”, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti modulin e dytë trajnues, ku u trajtuan dhe diskutuan tema kyçe si: Financat Lokale
, Zhvillimi Ekonomik Lokal
dhe Partneritetet
.
Ky modul shërbeu si mundësi për reflektim mbi rrugën që duhet ndjekur për një zhvillim ekonomik lokal të qëndrueshëm
. Trajnimi u fokusua në forcimin e kapaciteteve të komunave për menaxhimin efektiv të financave lokale, si dhe në zhvillimin e strategjive që mundësojnë rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët
. Gjithashtu, u diskutua për rëndësinë e partneriteteve për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe arritjen e qëllimeve të zhvillimit, duke krijuar mundësi për investime dhe projekte që rrisin qëndrueshmërinë dhe prosperitetin lokal
.
Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime konstruktive dhe janë të gatshëm të aplikojnë njohuritë e marra në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët
.
Akademia për Qeverisje Lokale (LGA) është program i avancuar i trajnimit
që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, ministrive të linjës dhe akterët e shoqërisë civile
.
