You are currently viewing Ekipi i Auditimit Social në Klinë realizon vizitë në terren

Ekipi i Auditimit Social në Klinë realizon vizitë në terren

🔎 Ekipi i Auditimit Social në Komunën e Klinës ka realizuar vizitën në terren, ku ka monitoruar nga afër procesin e zhvillimit të projekteve që janë në fazën e zbatimit.

Ky proces vjen pas dy takimeve fillestare, gjatë të cilave janë zhvilluar trajnimi i ekipit për procesin e auditimit social dhe analizimi i kontratave e dokumenteve të tjera të detajuara të projekteve.

Auditimi Social në Komunën e Klinës përfshin tri projekte që janë financuar nga Granti i Performancës Komunale dhe që kryesisht lidhen me ndërtimin e infrastrukturës. Ekipi i auditorëve ka identifikuar çështje të rëndësishme, për të cilat do të ofrohen rekomandime për komunën me qëllim që projektet të jenë më të përshtatshme, funksionale dhe në shërbim të qytetarëve të Klinës.

Përmes Auditimit Social, fuqizohet transparenca, përfshirja e komunitetit dhe përmirësohet cilësia e projekteve publike, duke siguruar që investimet komunale të reflektojnë realisht nevojat e qytetarëve.

Projekti i Auditimit Social në komuna zhvillohet me mbështetjen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) 🤝.

Lini një Përgjigje