You are currently viewing Ambasadori i OSBE – Schlumberger: do të mbetem mik dhe avokat i Kosovës

Ambasadori i OSBE – Schlumberger: do të mbetem mik dhe avokat i Kosovës

Në hapësirat e Institutit KLGI, në kuadër të programit LGA-Empower, u mbajt një takim konsultativ me kryetarë të komunave, zyrtarë të nivelit lokal dhe qendror. Njëkohësisht, në këtë ngjarje u mbajt edhe takimi lamtumirës për Ambasadorin e OSBE, z. Jean – Claude Schlumberger.

Gjatë këtij takimi, Ambasadori Schlumberger pati një diskutim të përbashkët lidhur me sfidat, të arriturat dhe perspektivën e komunave në raport me demokratizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të nivelit lokal.

Ky takim i përbashkët me kryetarët e komunave dhe zyrtarët tjerë komunal erdhi si shenjë e falenderimit të Ambasadorit Schlumberger për Komunat lidhur me bashkëpunimin e sinqertë dhe korrekt përgjatë misionit të tij në Republikën e Kosovës.

Në këtë takim, z. Besnik Tahiri, drejtor ekzekutitv i Institutit KLGI theksoi se OSBE ka qenë e angazhuar gjatë gjithë kohës në përkrahjen e proceseve të ndryshme që lidhen me to demokratizimin dhe qeverisjen e mirë në komuna. Me këtë rast, ai ndau një vlerësim kuptim-plotë për punën e tij në përmirësimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Ndërkaq, me rastin e e aktivitetit të ditës së tij të fundit në Kosovë,

Ambasadori Schlumberger u shpreh i lumtur për paraqitjen e tij zyrtare dhe i nderuar të pranojë këtë vlerësim nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale. Ai shtoi se misioni i tij gjatë katër viteve të fundit ka qenë i dobishëm për komunat e Kosovës dhe administratat.

Për më shumë, ai tha se reforma është proces i vazhdueshëm dhe trashëgimtari i tij në këtë post do të vazhdojë t’iu japë po kaq rëndësi rolit të komunave dhe kryetarëve të komunave. OSBE do të vazhdojë bashkëpunimin me KLGI, kryetarë të komunave dhe institucionet në të gjitha nivelet.

Krejt në fund, z. Tahiri, duke falenderuar Ambasadorin Schlumberger, kërkoi nga ai se kurdo dhe pavarësisht se ku do jetë me mision dhe në vetë vendin e tij të avokojë dhe të paraqes frymën positive të një Kosove demokratike dhe të anagzhuar për progres në rrugën evropiane.

Ndërkaq, Ambasadori Schlumberger, i premtoi z. Tahiri, se do të vazhdojë të jetë mik dhe avokat i mirë i Kosovës. Me këtë rast, ai vlerësoi edhe angazhimin dhe kontributin e Institutit KLGI në avancimin e qeverisjes lokale dhe demokratizimit.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin kryetarë të komunave të Kosovës, përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL, përfaqësues nga Zyra e Auditorit Gjeneral dhe anëtarë të rrjetit Akademia për Qeverisje Lokale dhe Programi për Politika Strategjike Zhvillimore si programe edukative dhe trajnuese të Institutit KLGI.

Lini një Përgjigje