You are currently viewing Ambasadori Norvegjez dhe Drejtori Ekzekutiv i KLGI-së vizitojnë komunat Graçanicë dhe Partesh

Ambasadori Norvegjez dhe Drejtori Ekzekutiv i KLGI-së vizitojnë komunat Graçanicë dhe Partesh

Në kuadër të mbështetjes për komunat në fasilitimin e Institutit KLGI, Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Kosovës, z. Jens Erik Grondahl dhe Zëvendësambasadorja znj. Hilde Berit Eide, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të Institutit KLGI, z. Valmir Gashi, kanë zhvilluar vizita në komunën e Graçanicës dhe Parteshit, ku u pritën nga znj. Ljiljana Subaric, Kryetare e Komunës së Graçanicës, z. Leutrim Ajeti, Nënkryetar i Komunës së Graçanicës dhe z. Dragan Petković Kryetar i Komunës së Parteshit.

Takimet kishin për qëllim të diskutojnë për të arriturat dhe sfidat e këtyre dy komunave në fushën e zhvillimit ekonomik, planifikimit strategjik, inovacionit dhe digjitalizimit të shërbimeve administrative në funksion rritjes së nivelit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ambasadori z. Jens Erik Grondahl, ka shprehur mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë për mbështetjen e komunave të Kosovës në avanicimin e demokracisë lokale dhe rritjen e efikasitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjithashtu, Drejtori Ekzekutiv z. Valmir Gashi, ka treguar përkushtimin e Institutit KLGI në mbështetjen e komunave në rritjen e kapaciteteve të stafit komunal për planifikim strategjik dhe mbështetjen profesionale në avancimin e politikave komunale dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve.

Gjatë takimeve u theksua se Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë po luan një rol të veçantë dhe angazhim serioz në përkrahje të qeverisjes lokale në Kosovë, qoftë nëpërmjet përkrahjes së drejtpërdrejtë apo programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM) të cilin Instituti KLGI është duke implementuar.

Lini një Përgjigje