You are currently viewing ANALIZË: Fushata e Zgjedhjeve Lokale 2017

ANALIZË: Fushata e Zgjedhjeve Lokale 2017

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka bërë një analizë lidhur me mbarëvajtjen e fushatës për Zgjedhjet Lokale 2017.

Të dalat nga analiza e Institutit KLGI për procesin e zgjedhjeve lokale tregojnë se përgjithësisht fushata ka pasur një rrjedhë normale dhe ka kaluar pa probleme serioze. Po ashtu, nga analiza e Institutit KLGI për procesin e zgjedhjeve lokale shihet se ende kemi shqetësime mbi mbarëvajtjen e këtij procesi, nisur nga informimi i qytetarëve për votim, prezantimi i programeve dhe vizionit të kandidatëve në garë, gjobat e ndëshkimet për kandidatët e kështu me radhë.

Analiza e Institutit KLGI shtrihet në tri nivele:

I  pari, paraqet një informatë të përgjithshme rreth procesit zgjedhor, të dhëna rreth numrit të kandidatëve të përfshirë në garë, përfaqësimi gjinor, qasja e menaxhimit të zgjedhjeve dhe procesin e vëzhgimit/monitorimit;

I dyti, pasqyron rrjedhën e përgjithshme të fushatës, duke përfshirë premtimet e kandidatëve, modelin e fushatës, problemet, prezantimin medial dhe gjuhën e përdorur përgjatë fushatës;

I treti, pasqyron gjetjet e përgjithshme, konkluzionet dhe rekomandimet,

Për të parë analizën dhe rekomandimet nga Instituti KLGI, klikoni në linkun më poshtë:

Analize: Fushata e Zgjedhjeve Lokale

Lini një Përgjigje