You are currently viewing Bashkëpunimi komuna – shoqëri civile, rrit kualitetin e politikave lokale

Bashkëpunimi komuna – shoqëri civile, rrit kualitetin e politikave lokale

Koordinatori i Programeve në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale, z. Sadri Rrmoku, ka prezantuar në Konferencën Rajonale me temën: Shoqëria Civile dhe Qeveritë Lokale – Bashkëpunimi për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor.

Konferenca e organizuar nga ReLOaD2 ishte një mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave të mira dhe njohja me sfidat me të cilat ballafaqohet bashkëpunimi në mesë shoqërisë civile dhe komunave në Ballkanin Perëndimor.

Z. Rrmoku vuri theksin se bashkëpunimi në mes komunave dhe shoqërisë civile është element i rëndësishëm në procesin e demokratizimit të shteteve.

Gjithashtu, ky bashkëpunim rrit kualitetin e politikave lokale e në të njëjtën kohë i bënë hisedar shoqërinë civile në proceset e politikbërjes.

Pjesëmarrja sa më e madhe e akterëve në procesin e politikbërjes ndikon në ngritjen e transparencës, llogaridhënien, sundimin e ligjit dhe në krijimin e një qeverisje më të hapur.

Lini një Përgjigje