Besnik Tahiri, vlerëson projektligjin e komunave në Jordani

Në Aman të Jordanisë, Tahiri takoj kryetarin e komunës së Na’oor-it, z. Ghaleb Al Sawaier dhe organizata të shoqërisë civile

Me ftesë të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), për Afrikën e Veriut dhe Jordani, z. Besnik Tahiri, drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale në cilësinë ekspertit të zhvillimit ndërkombëtar dhe qeverisjes lokale, po qëndron në  Jordani.

Z. Tahiri, gjatë vizitës në Jordani, pati takime të veçanta, ku njëherësh ka kryer një vlerësim të projektligjit komunal të Jordanisë. Grupi i vlerësimit u takua me përfaqësues të Ministrisë së Punëve Komunale, Fondin e Mbretit Abdullah për Zhvillim dhe Al Hayat Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, kryetarin  Nao'or-it z. Ghaleb Al Sawaier, përfaqësues të Komunës së Madhe Amman dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të Irbid.

Gjatë këtyre takimeve, z Tahiri theksoi se ‘secili vend që ka për synim thellimin e demokracisë dhe parimeve të qeverisjes së mirë, duhet ta ketë parasysh se qeverisja lokale paraqet një gurthemel të demokracisë. Në këtë kontekst, z. Tahiri tha se një përkushtim serioz duhet t’i kushtohet pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen komunale, bartjes së përgjegjësive nga niveli qendror tek ai lokal dhe në veçanti themelimit të komunave të reja. Tutje, z. Tahiri tha se themelimi i komunave të reja të Kosovës është përcjellë me mundësi për qytetarët e Kosovës, mirëpo edhe me vështirësi në ngritjen e kualitetit të shërbimeve publike në nivel komunal.

‘Çdo shtet që dëshiron të krijojë komuna të reja, duhet t’i analizojë seriozisht kriteret, në mënyrë që sistemi të ketë sukses. Pa kapacitete dhe resurse të mjaftueshme, komunat e posa themeluara kanë vështirësi të funksionojnë suksesshëm’, tha ai. 

Gjatë kësaj vizite në ofrimin e këshillëdhënis profesionale dhe vlerësuese, z. Tahiri takoi, përfaqësues të Ministrisë së Punëve Komunale, Fondin e Mbretit Abdullah për Zhvillim dhe Al Hayat Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, kryetarin e Nao'or, përfaqësues të Komunës së madhe Amman dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të Irbid. Gjatë këtij procesi të konsultimeve dhe trajnimit u trajtuan konceptet dhe trendet bashkëkohore evropiane të përpilimit të politikave publike, në veçanti, qeverisjes lokale, duke ofruar informacione dhe shpjegime për modelin dhe përvojat e Kosovës në funksionimin e instituteve që për synim kanë përpilimin, hulumtimin dhe avancimin e politika publike.

Gjatë takimeve me institucionet jordaneze, z. Tahiri, theksoi se institutet profesionale në vendet në tranzicion duhet të ndihmojnë demokracinë, në fakt, duhet t’ju paraprijnë reformave shtetërore me hulumtime të mirëfillta të politikave qeverisëse, studime dhe vlerësime të gjendjes në terren, sa iu përket nevojave qytetare si dhe përmes analizave profesionale të instituteve, në mënyrë që reformat e parapara të ndikojnë në avancimin e shoqërisë në përgjithësi. Pra, këto institute, duke adresuar politikat publike, në fakt duhet të adresojnë çështjet që ndërlidhen me demokracinë dhe reformat e Mbretërisë së Jordanisë.

Gjatë kësaj vizite, z. Besnik Tahiri, së bashku me z. Arianit Shehu, drejtor i NDI për Afrikën e Veriut dhe Jordani, patën takime të veçanta me autoritetet Jordaneze ku u diskuan praktikat ndërkombëtare të themelimit të Këshillave Komunale. Në këtë aspekt z.Tahiri prezantoj edhe sistemin e bashkësive lokale të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të shërbejë si shembull potencialë për konsolidimin e demokracisë lokale në Jordan.

Lini një Përgjigje