You are currently viewing Dialogu i strukturuar me diasporën i domosdoshëm për ti rritur potencialet zhvillimore

Dialogu i strukturuar me diasporën i domosdoshëm për ti rritur potencialet zhvillimore

Në hapësirat e Institutit KLGI u mbajt tryeza me temën “Mundësitë dhe Sfidat e Administratës Komunale karshi kërkesave të Diasporës“, ku u diskutua lidhur me rolin e institucioneve lokale dhe akterëve tjerë në ofrimin e shërbimeve, komunikimit dhe ndër-veprimit me diasporën.

Ky takim ishte pjesë e serisë së aktiviteteve të organizatës Germin, ndërkaq ky aktivitet me akterët lokal u bashkë-…organizua me Institutin KLGI. Prezent në takim ishin përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, në fokus komunat që kanë numër më të madh të diasporës.

Tryeza kishte për synim që nëpërmjet diskutimeve të rris komunikimin ndër-institucional në funksion të adresimit të sfidave me të cilat përballet mërgata, nisur nga shërbimet administrative e deri tek komunikimi dhe përkrahja institucionale. Në këtë takim u fol edhe për rolin e shtetit amë në fushën e edukimit dhe afirmimit kulturorë.

Aty u theksua roli dhe përkushtimi i Ministrisë së Diasporës, në përkrahje, promovim dhe adresim të sfidave që përballet mërgata. Po ashtu u fol edhe për rolin e komunave dhe ministrive sektoriale në kohën e qëndrimit të mërgatës në Kosovë.

Përkundër përpjekjeve institucionale, qoftë nëpërmes zgjatjes së orareve për shërbime administrative, apo edhe krijimit e një atmosfere të ngrohtë pritëse, mërgata ende përballet me probleme të mëdha, një ndër të theksuarit janë pritjet e gjata dhe rëndesat përgjatë arrdhe-kthimit.

Ndërkaq në rrafshin kulturor dhe socio-ekonomik ende vazhdon qasja e fragmentarizuar, kësisoj jo vetëm se po krijohen divergjenca kulturore, por para së gjithash nuk ka arritur të ndërtohet dialog i mirëfilltë, e të mos flasim për agjendë të përbashkët.

Si rrjedhë e kësaj, shoqëria dhe institucionet nuk po reflektojnë mjaftueshëm mbi rolin e diasporës si një dritare përherë krahë-hapur karshi modeleve, vlerave dhe synimeve integruese. Përtej kësaj, mungesa e dialogut pro-aktiv dhe komunikimit strategjik po humbet potencialin e madh që ka diaspora në zhvillimin ekonomik.

Në këtë frymë, organizata Germin po shërben si një lidhje dhe komunikues i rëndësishëm në mes mërgatës, institucioneve dhe shoqërisë. Për këtë, Instituti KLGI mbetet i përkushtuar në mbështetje dhe bashkëpunim në funksion të rritjes së angazhime të akterëve lokal dhe komunikimit me mërgatën si mundësia dhe potenciali më i madh i zhvillimit ekonomik.

Lini një Përgjigje