You are currently viewing Diskutim lidhur me iniciativat për bashkëpunim ndërkomunal në regjionin e Mitrovicës

Diskutim lidhur me iniciativat për bashkëpunim ndërkomunal në regjionin e Mitrovicës

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe OSBE-ja në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAP) organizuan trajnimin e radhë me komunat e regjionit të Mitrovicës për të diskutuar lidhur me temën “Iniciativat për Bashkëpunim Ndërkomunal”.

Në këtë trajnim u diskutua për mundësitë, format dhe procedurat e bashkëpunimit ndërkomunal. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të diskutojnë për bazën ligjore dhe të shohin modelet e mira nga rajoni dhe vendet e zhvilluara.

Bashkëpunimi ndërkomunal nënkupton të drejtën e komunave për të bashkëpunuar dhe krijuar partneritete për të kryer funksione në interes të përbashkët. Gjatë trajnimit, zyrtarët e komunave të regjionit të Mitrovicës kanë diskutuar edhe për nevojat dhe potencialin e tyre për të realizuar projekte të përbashkëta me qëllim të ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe avancimin e zhvillimit ekonomik lokal.

Aktiviteti po realizohet në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje