You are currently viewing KLGI mbështet MZhR-në në hartimin e politikave për zhvillim rajonal

KLGI mbështet MZhR-në në hartimin e politikave për zhvillim rajonal

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Valmir Gashi, u takua me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe zëvendësministrin, Agon Dobruna, me të cilët diskutoi për mbështetjen në hartimin e politikave për zhvillim rajonal.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, falënderoi Institutin KGLI për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë këtij dikasteri në hartimin e dokumenteve për zhvillim rajonal.

Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi, theksoi se zhvillimi rajonal ka si qëllim të mundësojë një kornizë të qartë se si të arrihet përmirësim i qëndrueshëm për komunitetet lokale, duke nxitur aktivitet ekonomik dhe promovuar një mjedis rajonal më atraktiv.

Para së gjithash, politikat e zhvillimit rajonal të përqendrohen në marrjen e masave dhe të instrumenteve për nxitimin e zhvillimit të rajoneve jo mjaft të zhvilluara, për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Instituti KLGI do të mbështesë Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në hartimin e legjislacionit, nëpërmjet programit “Dialogu për Komunat Evropiane – DEM”, i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.

Lini një Përgjigje