You are currently viewing Drejtori ekzekutiv i KLGI-së dhe Ambasadori vizituan komunën e Parteshit

Drejtori ekzekutiv i KLGI-së dhe Ambasadori vizituan komunën e Parteshit

Në vazhdën e vizitave nëpër komuna, Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Kosovës, z. Jens Erik Grondahl, së bashku me drejtorin ekzekutiv të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, z. Valmir Gashi, vizituan në komunën e Parteshit, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune z. Dragan Petković.

Gjatë takimit, kryetari i kësaj komune z. Petković, i informoi për arritjet, sfidat dhe projektet të cilat janë duke i realizuar, si dhe punët që po e presin këtë komunë në të ardhmen. Kryetari Petković falënderoi Ambasadorin Grondahl për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë që po u jep komunave nëpërmjet programeve të avancuara trajnuese, mentorshipeve në fushën e ngritjes së kapaciteteve dhe asistencës teknike.

Duke ndërtuar mekanizma për funksionim më efikas të komunës, do të promovojnë demokracinë e brendshme dhe koordinimin me akterët lokalë, duke marrë praktika të avancuara të bashkëpunimit ndër-komunal, si mundësi e përbashkët për integrim. Gjithashtu, kryetari Petković ka shprehur edhe një herë falënderimin për mundësinë që i ka dhënë Instituti KLGI që Komuna e Parteshit të jetë pjesë e trajnimeve të avancuara, në funksion të ngritjes së kapaciteteve të komunës.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje