You are currently viewing Drejtori Ekzekutiv u prit në takim nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal

Drejtori Ekzekutiv u prit në takim nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Valmir Gashi, gjatë takimit me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, diskutuan për sfidat dhe problemet në nivel lokal dhe hartimin e politikave të reja në fushën e qeverisjes lokale.

Përgjatë takimit u vlerësua se profesionalizmi, llogaridhënia dhe transparenca janë parakusht për ngritjen e standardeve të shërbimeve ndaj qytetarëve, njëherësh tejkalimin e sfidave dhe problemeve në qeverisjen lokale. U dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin në funksion të qeverisjes lokale, nëpërmjet hartimit të politikave të reja.

Lini një Përgjigje