You are currently viewing Ekipi i Auditimit Social në Komunën e Parteshit ka realizuar vizitën në terren
DCIM101MEDIADJI_0001.JPG

Ekipi i Auditimit Social në Komunën e Parteshit ka realizuar vizitën në terren

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

📍Ekipi i Auditimit Social ka realizuar vizitën në terren në Komunën e Parteshit, në kuadër të projektit të Auditimit Social, për të monitoruar një projekt komunal që ishte në fazën e zbatimit.

Gjatë kësaj vizite, ekipi shqyrtoi dokumentacionin përkatës dhe vlerësoi ecurinë e punimeve në vend, duke evidentuar disa çështje që kërkojnë vëmendje të veçantë për të siguruar realizim cilësor dhe efikas të projektit.

Gjetjet e nxjerra nga vizita do të komunikohen me Kryetarin e Komunës së Parteshit, në mënyrë që të diskutohen zgjidhjet më të përshtatshme për adresimin e sfidave të hasura dhe përmirësimin e procesit të zbatimit.

Auditimi Social përbën një mekanizëm të rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies publike, si dhe për përfshirjen aktive të qytetarëve në mbikëqyrjen e investimeve komunale.

🤝 Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit të Auditimit Social në komuna, me mbështetjen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Lini një Përgjigje