You are currently viewing Funksionimi efikas i komunave, parakusht i zhvillimit të qëndrueshëm

Funksionimi efikas i komunave, parakusht i zhvillimit të qëndrueshëm

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), organizoi punëtorinë me temën “Ndryshimet në legjislacionin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë”. Pjesëmarrës ishin Kryesuesit e Grupeve të Këshilltarëve të Kuvendeve Komunale në Regjionin e Prishtinës (Prishtinë, Glogoc, Podujevë, Lipljan, Fushë Kosovë, Graçanicë).

Qëllimi i takimit ishte diskutimi në lidhje me ndryshimet në ligjin për vetëqeverisje lokale dhe familjarizimi i anëtarve të ri me legjislacionin bazë të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në vitin 2021 ka bërë ndryshime në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale me anë të cilave synohet të avancohet funksionimi i qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.

Funksionimi i mirë i qeverisjes lokale është i domosdoshëm për ofrimin e shërbimeve efikase dhe efektive për qytetarët dhe në forcimin e demokracisë dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Funksionimi efikas i komunave është parakusht i zhvillimit të qëndrueshëm, rrjedhimisht institucionet lokale janë kontakti i parë dhe më i afërt ku qytetarët marrin shërbimet e nevojshme për ta.

Ky takim ishte në kuadër të përkrahjes së Institutit KLGI për komunat dhe institucionet qendrore në hartimin e politikave të reja në fushën e qeverisjes lokale. Ky takim do të vazhdoj edhe nesër ku do të diskutohet për politikat e reja që janë hartuar në fushën e qeverisjes lokale.

Instituti KLGI u është përkushtuar analizave dhe studimeve që i kontribuojnë praktikave efektive të qeverisjes lokale në Kosovë. Po ashtu, KLGI nëpërmjet programeve edukative punon në ngritjen e kapaciteteve të komunave të vendit.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje