You are currently viewing Grupi i Auditimit Social në Lipjan diskutuan gjetjet dhe rekomandimet me kryetarin, Imri Ahmeti

Grupi i Auditimit Social në Lipjan diskutuan gjetjet dhe rekomandimet me kryetarin, Imri Ahmeti

Grupi i Auditimit Social, në takimin diskutues me komunën, adresuan te kryetari Imri Ahmeti, gjetjet dhe rekomandimet nga procesi i vlerësimit të dy projekteve në fshatin Gadime.

Pasi informoi qytetarët, pjesë e grupit të Auditimit Social, rreth sfidave që po përballen komunat me procedurat e prokurimit, ashtu edhe me problemet në zbatim të projekteve, nisur nga procedurat, shqyrtimi i ankesave, ato pronësore dhe kapacitetet e operimit të kontraktorëve. Kryetari u zotua se do të trajtojë gjetjet dhe rekomandimet, në veçanti propozimet që krijojnë më shumë shfrytzueshmëri dhe potencial për zhvillim.

Qytetarët, pjesë e grupit të Auditimit Social, vlerësuan shtrirjen e projekteve si për aspektin e zhvillimit ekonomik dhe turizmit të zonës, ngjashëm edhe për funksionalitetin. Ishte konstatim se ky proces, ka kontribuar në rritjen e njohurive, përfshirjen e qytetarëve në proceset e politikave lokale në njërën anë dhe forcimin e dialogut qytetarë – komunë, në anën tjetër.

Lini një Përgjigje