Hapja e Akademisë Demokratizimi dhe Decentralizimi

Vendi: Hotel Harmonia, Republika e Shqipërisë
Data:1-4 Nëntor 2012

Ligjëruesit:

Prof. Neritan Sejamini, Magjistër i Shkencave nga Universiteti George Washington University. Washington DC dhe ish-këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

Erion Veliaj, Magjistër i Shkencave nga Universiteti i Sussex, UK
Ish-themeluesi i lëvizjes MJAFT dhe ish-drejtuesi i G-99|

Besnik Tahiri, Magjistër i Shkencave të Qeverisjes së Decentralizuar dhe Zhvillimit Ndërkombëtar

Besnik Osmani, Magjistër i Shkencave – Universiteti Amerikan i Kosovës, Sekretar i Ministrisë së Pushtetit lokal

Fatmir Haxholli, Magjistër i Studimeve Bashkëkohore Evropiane

Agron Maxhuni , Drejtor Ligjor Ministria e Pushtetit Lokal

Temat:

•    Decentralizimi në aspekti historik, akademik, studimor – Konteksti Ndërkombëtar i Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit të pushtetit Lokal

•    Konceptet Themelore të Decentralizimit: Devolimi, Dekoncentrimi dhe Decentralizimi Administrativ – Parimet e Rondinelit

•    Demokratizimi në raport me Decentralizimin – Rasti i Kosovës – Prezantimi i Publikimeve të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale

Publikimet   

•    Teoria e Zgjedhjes Publike – Qeverisja,Institucionet dhe Demokracia
•    Demokracia dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve në shoqëri – Shoqëria Civile, Institucionet dhe Partitë Politike
•    Shtet-ndërtimi në raport me Decentralizimin – Rasti i Republikës së Kosovës
•    Organizimi dhe funksionimi i Pushtetit Lokale në Kosovë – Baza Ligjore e organizimit dhe funksionimit

Reformat në Pushtetin Lokal parakusht për Integrime Evropiane

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale organizoi ceremoninë solemne me rastin hapjes zyrtare të Akademisë për Qeverisje Lokale – Gjenerata e Dytë. Ceremonia dhe hapja u mbajtën në Golem të Republikës së Shqipërisë, nga data 01 – 04 nëntor, 2012.

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale nëpërmes Akademisë për Qeverisje Lokale është duke ofruar një program edukativ të mirëfilltë dhe substancial në fushën e qeverisjes lokale në Kosovë. Të nominuarit nga pesë komuna (Kamenicë, Vushtrri, Deçan, Kllokot dhe Fushë Kosovë) përbëjnë gjeneratën e dytë të këtij programi, ndërsa mesin e tyre janë edhe një numër zyrtarësh nga zyra administrative e Mitrovicës së Veriut. Niveli i përfaqësimit përfshinë zyrtar të lartë komunal (nënkryetarë dhe drejtor) si dhe kryetar të Kuvendeve Komunale.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, z. Besnik Tahiri në hapjen e programit theksoj se janë 4 elemente kyçe në të cilat bazohet programi: 1. Të gjeturat nga hulumtime dhe puna periodike e KLGI-së; 2. Vlerësimi i nevojave për ngritje të kapaciteteve të komunave; 3. Përkrahja metodologjike dhe profesionale e Universitetit të Birminghamit; dhe 4. ekspozetë e ligjëruesve ndërkombëtar, vendor dhe rajonal. Kjo sipas z. Tahiri do të mundësoj ndërthurjen e praktikave rajonale, teorive ndërkombëtare lidhur me pushtetin lokal dhe me zhvillimet aktuale, përfshire edhe nevojat aktuale që ka Kosova.

Z. Tahiri duke elaboruar teoritë ‘Konceptet teorike të Decentralizmit theksoi se para se një shoqëri të shtyj politikë e decentralizimit, duhet të kemi së paku tri parakushte për të:

I pari i referohet shkallës së lartë të kapacitetit qendror të shtetit. Për shkak se zbatimi efektiv i decentralizimit kërkon koordinimin ndërmjet niveleve dhe kërkon më shumë rregullore për ta garantuar transparencën themelore, llogaridhënien dhe; një shtet i dobët nuk mund të zbatojë decentralizimin në mënyrë të suksesshme. Kërkesa e dytë është një shoqëri civile e zhvilluar mirë. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për aspektin pjesëmarrës, por edhe për shkak se do të mund të ofronte burime shtesë për informim e komenteve si dhe kritika konstruktive për pushtetin lokal. I treti është një projekt politik në të cilin një forcë e organizuar politike përkrah decentralizimin dhe siguron zbatimin e tij. Po ashtu nuk duhet të harrojmë se qeverisja efektive lokale varet nga burimet e ekzistuese, të cilat janë adekuate dhe të qëndrueshme .

Profesori Neritan Sejamini në prezantimin e tij mbi “Teorinë e Zgjedhjes Publike” shpjegoj rolin e kësaj teorie në analizimin dhe studimin e proceseve dhe aktorëve politik, si dhe rëndësinë e saj për të bërë zgjedhjet e politikave të duhura në interes të publikut (moralisht, ekonomikisht), dhe përmirësimin e anës organizative (menaxhimi i informacionit dhe strukturës). Duke analizuar nocionin ‘Qeverisje e Mirë, Prof. Sejamini theksoi se ka ende shumë punë për tu bërë për të arritur tek një qeverisje e mirë me një transparencë dhe llogaridhënie të qartë.

Në një tematike tjetër, z. Erion Veliaj në prezantimin e tij “demokracia dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve në shoqëri” elaboroi rolin e shoqërive aktive në raport me mekanizmat institucional, për shtytjen e proceseve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ai po ashtu u shpreh se shpesh mungon vizioni tek institucionet, por ai duhet të vijë nga aktorë tjerë duke qenë aktiv në politik-bërje dhe vendim-marrje.

Gjatë këtij moduli u diskutua mbi temën e shtet ndërtimit në raport me decentralizimin. Në këtë temë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal u përqendrua në elaborimin e dimensioneve të: Organizimit dhe Funksionimit të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Kosovës; dhe Roli i Komunave në procesin e Integrimit evropian.

Akademia për Qeverisje Lokale do të vazhdojë punimet me sesionin e radhës të paraparë të mbahet në fund të muajit nëntor. Përshtypja e përgjithshme në mesin e pjesëmarrësve në AQL ishte se ky program do të ndihmojë përmirësimin e qeverisjes lokale në përgjithësi, si dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale në veçanti.

Lini një Përgjigje