You are currently viewing Instituti Al-Hayat në Amman merr rekomandimet e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale

Instituti Al-Hayat në Amman merr rekomandimet e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale – KLGI, z. Besnik Tahiri në kuadër të angazhimit të tij me Institutin Demokratik Amerikan (NDI) po qëndron në Mbretërinë e Jordanisë. Gjatë takimeve të tij me institucionet qendrore dhe lokale, z. Tahiri ka zhvilluar edhe një takim pune edhe me partnerin e KLGI-së “Al-Hayat Center” ku është diskutuar rreth sfidave të qeverisjes lokale dhe procesin e decentralizimit në të dyja vendet.

Gjatë takimit me Dr. Amam Bani Amer, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Al-Hayat Center në Amman, u diskutua për programet në Lindje të Mesme. Dr. Amer fokusin e pati në rëndësinë e sfidave rreth rrugës drejt reformave në qeverisjen lokale. Për më shumë, u diskutua edhe për zbatimin e decentralizimit në Jordani.

Z. Tahiri ka theksuar se është ndjerë jashtëzakonisht mire për maturinë dhe seriozitetin që partneri institucional i KLGI-së është duke arritur në vigjilje të shënimit të 10-vjetorit të kësaj organizate. Po ashtu, z. Tahiri shtoi se i erdhi shumë mire që rekomandimet e Institutit KLGI po zbatohen edhe në praktikë.

Qendra Al-Hayat për Zhvillimin e Shoqërisë Civile është themeluar nga një grup i aktivistëve të rinjë jordanez në vitin 2006. Kjo organizatë ka një angazhim të thellë ndaj zhvillimit dhe vlerave të qytetarisë globale rajonale. Qendra “Al-Hayat” ka ndikim të fuqishëm në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar, ku ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve të Zyrave Qendrore të Statistikave (CSO) në monitorim të zgjedhjeve, monitorim të parlamentit, qeverisje lokale, rritje të zhvillimit politik, avokim të drejtave të njeriut dhe mbështetje të tranzicionit demokratik në disa vende arabe.

Lini një Përgjigje