You are currently viewing Instituti KLGI mbajti trajnimin treditor “Akademia e të Rinjve për Qeverisje Lokale”

Instituti KLGI mbajti trajnimin treditor “Akademia e të Rinjve për Qeverisje Lokale”

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS) organizoi trajnimin treditor (12-14 maj) në kuadër të programit “Akademia e të Rinjve për Qeverisje Lokale” me temën “Qeverisja Lokale, vizioni dhe lidershipi politik”. Programi ka për qëllim rritjen dhe fuqizimin e rolit të të rinjve dhe grave në asamble komunale në funksion të avancimit të politikave dhe proceseve komunale.

Nëpërmes tri sesioneve pjesëmarrësit rritën njohuritë e tyre në temat: Baza e qeverisjes lokale, dokumentet strategjike komunale; Parimet e qeverisjes së mirë dhe mekanizmave të demokracisë së drejtpërdrejtë në nivel lokal; Lidershipi dhe komunikimi, modelet e lidershipit dallimi në mes liderit dhe menaxherit.

Forcimi i kapaciteteve të anëtarëve të Kuvendit Komunal rritë nivelin e politikave publike dhe proceseve në nivel lokal, në të njëjtën kohë avancon nivelin e demokracisë lokale. Në kuadër të programit, pjesëmarrësit të ndarë në grupe prezantuan dhe stimuluan çështje, duke identifikuar, analizuar dhe adresuar probleme komunale.

Instituti KLGI dhe Konrad Adenauer Stiftung, pas përfundimit të programit ndanë certifikata për pjesëmarrësit e “Akademisë së të Rinjve për Qeverisje Lokale”.

Lini një Përgjigje