You are currently viewing Instituti KLGI mbështet agjendën e harmonizuar të zhvillimit rajonal të komunave

Instituti KLGI mbështet agjendën e harmonizuar të zhvillimit rajonal të komunave

Përfaqësuesit e Institutit KLGI janë takuar me përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) me fokus të diskutimit për harmonizimin e agjendës së bashkëpunimit dhe mbështetjes në fuqizimin socio-ekonomik të komunave.

Përfaqësuesit e MZHR prezantuan të arriturat dhe planin e aktiviteteve, ku me këtë rast Instituti KLGI do të ofrojë mbështetje teknike dhe profesionale, duke i bërë bashkë akterët, ofruar analiza dhe identifikuar çështje me interes të komunave.

Forcimi i zhvillimit rajonal rrit potencialin dhe partneritetin e komunave në arritjen e synimeve të përbashkëta, qoftë në investimet kapitale nga niveli qendror, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mundësive për thithje të fondeve zhvillimore nga donatorët.

Lini një Përgjigje