You are currently viewing KLGI mbështet MZhR-në në hartimin e Projektligjit për Zhvillim Rajonal

KLGI mbështet MZhR-në në hartimin e Projektligjit për Zhvillim Rajonal

Në punëtorinë e organizuar nga Instituti KLGI u diskutua për sfidat, problemet dhe ngecjet në fushën e zhvillimit rajonal, për t’u adresuar në dokument me qëllim të përafrimit të politikave të zhvillimit rajonal të BE-së.

Për gjatë punëtorisë prezantuan, zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, Drejtori Ekzekutiv në Institutin KLGI, Valmir Gashi, zv/drejtoresha e  Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio – Ekonomike Rajonale në MZhR, Vjendita Avdiu.

U theksua se është e nevojshme ndërlidhja dhe koordinimi mes politikave sektoriale zhvillimore dhe aktivitete në nivel të rajoneve, duke stimuluar bashkëpunim ndër-rajonal, ndërkufitar e ndërkombëtar. Para së gjithash mekanizma të duhur për qasje në fondet zhvillimore të BE-së, për të arritur kështu një zhvillim të balancuar dhe të qëndrueshëm.

Instituti KLGI shërben si platformë e një komunikimi më të strukturuar në ngritjen e kapaciteteve dhe hartimin e politikave dhe legjislacionit.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Dialogue for European Municipalities (DEM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje