You are currently viewing Prezantohet drafti Projektligjit për Zhvillim Rajonal

Prezantohet drafti Projektligjit për Zhvillim Rajonal

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në mbështetje të Ministrisë për Zhvillim Rajonal (MZhR) organizoi punëtorinë e radhës lidhur me procesin e hartimit të Projektligjit për Zhvillim Rajonal.

Punëtoria kishte për qëllim diskutimin dhe prezantimin e draftit të Projektligjit për Zhvillim Rajonal dhe inkorporimin e komenteve në kompletimin e këtij dokumenti.

Para së gjithash, me anë të këtij ligji përcaktohen prioritetet afatgjata të politikës së zhvillimit rajonal dhe mundëson koordinimin e politikave tjera sektoriale për zhvillim socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e këtij ligji për eliminimin e sfidave, problemeve dhe ngecjeve në fushën e zhvillimit rajonal, për t’u adresuar në dokument me qëllim të përafrimit të politikave të zhvillimit rajonal të BE-së.

Instituti KLGI do të mbështesë̈ Ministrinë̈ e Zhvillimit Rajonal në hartimin e legjislacionit, nëpërmjet programit “Dialogu për Komunat Evropiane – DEM”, i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.

Lini një Përgjigje