You are currently viewing Niveli lokal t’u përgjigjet sfidave dhe problemeve me të cilat përballen komunitetet

Niveli lokal t’u përgjigjet sfidave dhe problemeve me të cilat përballen komunitetet

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë me temën “Sfidat me të cilat ballafaqohen komunitetet në nivelin lokal”.

Punëtoria e cila u mbajt në Mitrovicën e Veriut, kishte për qëllim diskutimin dhe adresimin e problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen komunitetet në nivel lokal.

U theksua se aktivizimi sa më i madh i komuniteteve dhe përfaqësimi institucional i tyre luan një rol të rëndësishëm në eliminimin e sfidave me të cilat ballafaqohen, njëkohësisht ndikon në mirëqenien e tyre.

Andaj, niveli lokal duhet t’u përgjigjet sfidave dhe problemeve me të cilat përballen komunitetet, nëpërmes dialogut dhe komunikimit sa më efektiv, si mekanizëm i njohjes dhe adresimit të pritjeve dhe kërkesave të tyre.

Megjithatë u theksua se organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e strukturave politike si përgjegjëse ndaj popullatës të cilës ata i shërbejnë.

Instituti KLGI mbetet i përkushtuar në analizat dhe studimet që i kontribuojnë̈ praktikave efektive të qeverisjes lokale në Kosovë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Dialogue for European Municipalities (DEM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje