You are currently viewing Ka nisur auditimi social në nëntë komuna

Ka nisur auditimi social në nëntë komuna

Instituti KLGI, nëpërmjet auditimit social, do të kontribuojë në përfshirjen direkte të qytetarëve në vlerësimin e ndikimit të projekteve në komuna. Tashmë janë përzgjedhur koordinatorët dhe grupet e auditimit social në nëntë komuna (Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Lipjan, Graçanicë, Gjilan, Shtërpcë, Rahovec, Pejë dhe Dragash).

Auditimi social ka për qëllim llogaridhënien dhe transparencën, rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve, përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga komunat, monitorimin dhe forcimin e praktikave më të mira të qeverisjes në nivel lokal.

Projekti për auditimin social zhvillohet në mbështetje të Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), derisa në secilën komunë të përfshira do të monitorohen nga dy projekte.

Lini një Përgjigje