You are currently viewing KLGI dhe LGiU vizitojnë Ministrinë e Qeverisjes Lokale në Maqedoni

KLGI dhe LGiU vizitojnë Ministrinë e Qeverisjes Lokale në Maqedoni

Drejtues të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe Institutit për Demokraci Lokale dhe Informim (LGiU) me seli në Londër sot zhvilluan një vizitë në Ministrinë e Qeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë, ku u pritën nga Ministrja znj. Shiret Elezi.

Përfaqësues nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ishte z. Besnik Tahiri, Drejtor Ekzekutiv i Institutit. Ndërkaq, përfaqësuesit nga LGiU në këtë takim ishin z. Jonathan Carr-West, Drejtor Ekzekutiv i Institutit dhe z. Andy Johnston, Shef i operacioneve.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e LGiU patën rastin të prezantojnë punën e tyre, institutin “think tank” dhe rolin e këtij instituti që është të ofrojë mbështetje në fushën e Qeverisjes Lokale.

Për më shumë, gjatë këtij takimi u konkludua se problemet po thuajse gjithmonë fillojnë nga niveli lokal dhe është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim me politikanët dhë përfaqësuesit që vijnë nga ky nivel. Andaj, bashkëpunimi me Institutin KLGI do të ishte mjet për të dhënë kontributin në qeverisje lokale në regjion.

Në këtë takim, përfaqësuesit patën rastin të njihen me sukseset dhe sfidat që përballet Republika e Maqedonisë në këtë fushë dhe kjo shërbeu si mundësi e mirë për bashkëpunim më të mirë nga të dyja palët për të përmirësuar qeverisjen dhe fuqizimin e nivelit lokal.

Lini një Përgjigje