You are currently viewing KLGI dhe MAPL hartojnë modelin ekonomik të komunave

KLGI dhe MAPL hartojnë modelin ekonomik të komunave

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka hartuar Model Profilin Ekonomik të Komunave. Modeli ka për synim krijimin e një dokumenti unik për 38 komunat e Republikës së Kosovës.

Ky dokument paraqet një model të profilit ekonomik me të gjitha aspektet e rëndësishme, ku secila komunë do të përdorë si një bazë për hartimin e profileve ekonomike. Model Profili Ekonomik i Komunave është një dokument informativ, pa afat, i cili ka për qëllim të tërheq vëmendjen e investitorëve të huaj dhe ndikojë në zhvillimin ekonomik lokal.

Për të parë dokumentin kliko KËTU

Lini një Përgjigje