You are currently viewing KLGI ka mbajtur modulin e tretë të trajnimit “Akademia për Qeverisje Lokale – LGA”

KLGI ka mbajtur modulin e tretë të trajnimit “Akademia për Qeverisje Lokale – LGA”

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka mbajtur modulin e tretë të trajnimit “Akademia për Qeverisje Lokale – LGA”, për gjeneratën e dhjetë, me temën “Cikli i Projekteve”.

Ky modul kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve komunalë në procesin e planifikimit, organizimit, koordinimit dhe kontrollit të projekteve në mënyrë efektive dhe efikase nga faza e planifikimit e deri te përfundimi dhe rishikimi duke siguruar arritjen e objektivave e paracaktuara.

Artan Canhasi, Ekspert për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve, shpjegoi se projekti është një sërë aktvitetesh të cilat kanë qëllim kryesor arritjen e një rezultati të caktuar, dhe duhet të përfundojë brenda një intervali kohor sipas specifikave të veta dhe buxhetit.

Pjesëmarrësit, të ndarë në grupe ushtruan dhe stimuluan procesin e ciklit të zhvillimit të një projekti nga planifikimi, zbatimin e deri te arritja e objektivave dhe rezultateve të planifikuara.

Akademia për Qeverisje Lokale (LGA) është program i avancuar i trajnimit që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, ministrive të linjës dhe akterët e shoqërisë civile. Programi LGA është fokusuar në elaborimin e konceptit modern të qeverisjes lokale përmes moduleve trajnuese të cilat ofrohen në formë të ligjëratave, diskutimeve, punës në grupe, shkëmbimit të përvojave dhe marrjen e praktikave të mira përmes vizitave studimore.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Norwegian Embassy in Prishtina.

Lini një Përgjigje