You are currently viewing KLGI mbajti modulin e katërt të programit edukativ “Akademia për Qeverisje Lokale”

KLGI mbajti modulin e katërt të programit edukativ “Akademia për Qeverisje Lokale”

Në këtë modul janë trajtuar temat: “Politikat publike, hartimi dhe zbatimi në nivelin lokal”, si dhe “Demokracia lokale”, me ligjërues, Andy Johnston, drejtor i Institutit për Demokraci Lokale dhe Informim-LGiU, Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit KLGI dhe Bekim Baliqi, profesor universitar përpolitikat publike.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin zyrtarë komunalë e zyrtarë të administratës së nivelit qendror.

Drejtori institutit për Demokraci Lokale dhe Informim (LGiU), Andy Johnston, përmendi lloje të ndryshme të autoriteteve lokale në Angli si: Këshillat e komunave; Këshillat distrikte; Autoritetet unitare; Distriktet metropolitane; etj.

Ai më tej tha se politika e financimit kombëtar është duke ndryshuar dhe se për një kohë të shkurtë ky sistem do të jetë i pavarur, ku komunat do të financohen vet nga të hyrat vetanake.

“Pra, ka shumë përgjegjësi në saje të gjithë qeverisjes lokale – 58% e fondeve vijnë nga qeverisja qendrore dhe 52 % vijnë nga të hyrat lokale”, theksoi Johnston. Sa i përket themelimit të komunave të reja, Johnston theksoi se në Angli po shkojnë në një drejtim të ri, ku synimi është që të ketë komuna sa më të mëdha.

“Në Mbretërinë e Bashkuar nuk kemi apetite për komuna të vogla, por për komuna të mëdha. Në Britaninë e Madhe kemi pasur 17 Komuna dhe numri i tyre ka rënë në 8. Është më mirë të udhëhiqet një komunë e madhe se sa të udhëhiqen disa komuna të shpërndara”, ka theksuarai.

Më tej ai kapotencuar se Kosova mund të adaptojë dhe të mësojë nga evoluimi i procesit në Britaninë e Madhe.

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet institutit KLGI dhe institutit për Demokraci Lokale dhe Informim-LGiU.

Ndërsa, profesori universitar i politikave publike, Bekim Baliqi, ka folur për politikat publike,duke thënë se politikat publike janë të lidhura fort me racionalizimin e veprimit publik. Sipas tij, vlerësimi i politikave publike synon të përcaktojë se në çfarë mase një politikë publike ka arritur objektivat e vendosura dhe ka prodhuar impaktet e pritura nga publiku.

“Zgjidhja e problemeve varet nga kapacitete e vet qeverisë. Ndonëse vërehet ulje e ndikimit të legjislativit, në shumë aspekte ai luan rol të rëndësishëm në politikat publike. Kjo varet nga kapaciteti përfaqësues i tyre, nga kontrolli i partive politike, nga rregullat e brendshme, nga kapacitetet dhe profesionalizmi ilegjislativit”, ka thënë Baliqi.

Ndërsa, në sesionin e dytë të kësaj ngjarje është bërë edhe lansimi i portalit më të ri informativ InfoKomuna.

Portali InfoKomuna do të jetë një adresë që do t’i bashkojë të gjithë̈ qytetarët e vendit, pra do të jetë një faqe e të gjitha institucioneve, subjekteve, fshatrave dhe shoqatave të ndryshme në nivelin lokal.

InfoKomuna do të jetë një faqe e specializuar ekskluzivisht vetëm për të ofruar informacione përqytetarët dhe njëkohësisht për promovimin e qeverisjes së mirë të komunave dhe shërbimeve që ofrojnë ato për qytetarët.

Para të pranishmëve u prezantua një video e shkurtë rreth portalit, me prononcime ngadisa kryetarë të Komunave të Kosovës rreth iniciativës dhe rëndësisë së portalit InfoKomuna.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, kryetarë tëkomunave dhe përfaqësues diplomatik, përfaqësues të medieve dhe shoqërisë civile.

Ndër folësit kryesorë ishin, Besnik Tahiri (Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale-KLGI), Mimoza Kusari-Lila (Kryetare e Komunës së Gjakovës), Jan Brathu (Ambasador i Mbretërisë Norvegjeze), Andy Johnston (Drejtor iInstitutit për Demokraci Lokale dhe Informim-LGiU).

Portali nga të pranishmit u cilësua si një nismë shumë e qëlluar dhe e domosdoshme në shërbim të informacioneve nga të gjitha komunat e Kosovës për qytetarët.

Lini një Përgjigje