You are currently viewing KLGI mbajti sesionin trajnues me Organizata Joqeveritare lokale

KLGI mbajti sesionin trajnues me Organizata Joqeveritare lokale

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mbajti sesionin trajnues me Organizata Joqeveritare (OJQ) lokale dhe aktivistë për procesin e monitorimit të standardeve minimale të konsultimit publik në nivel lokal.

Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve lokale dhe aktivistëve lokalë për të monitoruar implementimin e standardeve minimale të konsultimit publik në komuna. Ky proces do të përfshijë 16 OJQ dhe aktivistë lokalë, të cilët do të përfshihen në 8 rajone në gjithsej 38 komuna.

Gjatë trajnimit u shpjeguan konceptet bazë të përfshirjes dhe aspekti ligjor në Kosovë, si dhe u stimulua procesi i monitorimit nëpërmes përdorimit të metodologjisë, të cilën KLGI e ka hartuar gjatë këtij viti.

Ky trajnim u realizua në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga KCSF në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë. KLGI është partner i KCSF-së në realizimin e këtij aktiviteti.

Lini një Përgjigje