You are currently viewing KLGI organizoi punëtorinë me komunat për të diskutuar Programin Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal 2030

KLGI organizoi punëtorinë me komunat për të diskutuar Programin Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal 2030

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale – KLGI organizoi punëtorinë me komunat për të diskutuar Programin Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal 2030. Qëllimi i punëtorisë ishte të ofrohen konsultime për komunat në fazën finale të hartimit të Programit Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal 2030. Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe drejtorët e Drejtorive për Zhvillimin Ekonomik Lokal.

Zhvillimi ekonomik lokal synon përmirësimin e jetës së qytetarëve duke inkurajuar rritjen e investimeve, stimulimin e ndërmarrjeve me potencial zhvillimi, promovimin e krijimit të vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e infrastrukturës për të lehtësuar bashkëpunimin midis palëve.

Programi Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal 2030 është një dokument strategjik që ofron një qasje dy-kahesh për zhvillimin ekonomik. Ky dokument paraqet objektivat strategjike të zhvillimit dhe një plan të detajuar të politikave në nivelet qendrore dhe lokale, me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm.

Takimi kishte si qëllim adresimin e komenteve të fundit dhe diskutimin e sfidave që komunat hasin në implementimin e dokumenteve strategjike siç është Strategjia për Zhvillim Ekonomik.

Aktiviteti realizohet në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje