You are currently viewing KLGI organizoi trajnimin modular në kuadër të programit “Akademia për Qeverisje Lokale (AQL)”

KLGI organizoi trajnimin modular në kuadër të programit “Akademia për Qeverisje Lokale (AQL)”

Instituti KLGI, nëpërmjet trajnimit modular, vendosi në fokus avancimin e agjendës së angazhimit të përbashkët të aktorëve lokalë

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi trajnimin modular në kuadër të programit “Akademia për Qeverisje Lokale (AQL)”. Trajnimi ishte i ndarë tri sesione: ngritja e kapaciteteve /praktikave dhe adaptimin e modeleve për bashkë-krijimin e politikave lokale; planet e integritetit në komuna; punë në grupe në ndërtimin e kornizave dhe agjendave të përbashkëta mes komunave dhe shoqërisë civile si dhe prezantime dhe diskutime.

Avancimi i metodologjive, praktikave dhe ndarja e përvojave mes anëtarëve, në veçanti në identifikimin, artikulimin/analizimin si dhe adresimin e politikave lokale, ka vendosur në fokus konsolidimin e sistemeve të integruara. Kësisoj, ka kthyer në vëmendje nevojën për ndërtimin e agjendave dhe kalendarëve të angazhimit dhe kontributit të akterëve lokal (komunave, komuniteteve lokale dhe shoqërisë civile).

Akademia për Qeverisje Lokale (LGA) është program i avancuar i trajnimit që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, ministrive të linjës dhe akterët e shoqërisë civile. LGA është fokusuar në elaborimin e konceptit modern të qeverisjes lokale përmes moduleve trajnuese të cilat ofrohen në formë të ligjëratave, diskutimeve, punës në grupe, shkëmbimit të informacionit dhe vizitave studimore.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje