You are currently viewing KLGI vazhdon mbështetjen e procesit të hartimit të Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal

KLGI vazhdon mbështetjen e procesit të hartimit të Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal

Instituti KLGI në vazhdën e mbështetjes për Ministrinë e Financave organizoi takimin e parë të grupit punues për draftimin e Projektligjit të Financave të Pushtetit Lokal (LFPL), për të diskutuar në lidhje me agjendën e procesit të hartimit të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal dhe u trajtuan konturat e përgjithshme të projektligjit.

Me anë të këtij ligji mëtohet të sigurohet një sistem i zhvilluar i financave lokale në mënyrë që komunat të mund të ushtrojnë kompetencat dhe realizojnë aktivitetet e tyre në mënyrë efikase dhe efektive. Para se gjithash, ky ligj është bazamenti i financimit të qëndrueshëm të shërbimeve komunale.

Ishte dakordim i përbashkët që ky proces kërkon qasje multi-disiplinare, angazhim të madh dhe gjithëpërfshirje në mënyrë që Ligji i ri të sjellë efiçiencë dhe efikasitet më të madh. Diskutimet e fokusuara do të vazhdojnë edhe në takimet e ardhshme me qëllim të finalizimit të këtij ligji, si dhe harmonizimi i agjendës së veprimit për fazat në vijim.

Instituti KLGI do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Financave në këtë proces duke përfshirë këtë punëtori dhe pjesën e konsultimeve me akterët.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit ‘Mbështetje të Komunave më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë

Lini një Përgjigje