You are currently viewing Komunat duhet të vendosin standarde minimale në ofrimin e shërbimeve sociale

Komunat duhet të vendosin standarde minimale në ofrimin e shërbimeve sociale

Instituti KLGI, në kuadër të programit LGA – Empower në sesion të veçantë vendosi agjendën dhe objektivat e grupit tematik “Mirëqenia dhe Përfshirja Sociale”. Në diskutim u vu theksi në domosdoshmërinë e kontraktimit të shërbimet profesionale për ngritjen e mirëqenies dhe trajtimin e grupeve të marxhinalizuara.

U potencua se komunave u është dhënë mandat i qartë që të marrin përgjegjësinë për ofrimin e ndihmës sociale (me përjashtim të pagesës) dhe shërbimeve sociale. Ende ka pengesa dhe paqartësi– si në nivelin komunal ashtu edhe në atë qendror – për atë se si të zbatohet ky mandat.

Përveç kësaj, ka ende mangësi në financimin komunal, si rezultat i kompetencave të reja për shërbimet sociale dhe të familjes të cilat nuk po arrijnë të ofrojnë kualitet të mjaftueshëm të shërbimeve. Ekziston nevojë e madhe për një sistem të strukturuar mirë të komunikimit ndërqeveritar, negocimit dhe mbështetjes teknike në këtë sektor.

Për këtë, komunat duhet të angazhohen në llogaritjen e shpenzimeve në këtë sektor, ndërkaq ministritë e linjës ta financojnë këtë kategori me formulë të veçantë nëpërmjet grantit specifik.

Programi LGA – Empower mbylli fazën e parë të caktimit të agjendës dhe objektivave. Në fazën tjerët të punës me grupet tematike synohet që përmes diskutime të fokusuara, avokimit dhe adresimit të politikave ndihmohet në hartimin e programeve të qëndrueshme sektoriale dhe avancimin e politikave funksionale për nivelin lokal.

Lini një Përgjigje