You are currently viewing Kosova dhe Jordania shtrijnë bashkëpunimin në shumë rrafshe

Kosova dhe Jordania shtrijnë bashkëpunimin në shumë rrafshe

Në diten e dytë të vizitës në Kosovë, Ministri i Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Jordanisë, z. Salameh Hammad ka zhvilluar takim me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaqi. Në këtë takim është folur për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fushën e sigurisë dhe për mundësinë e intensifikimit të shkëmbimit të përvojave në sektorin e sigurisë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se dy shtetet ndajnë vlerat e njëjta, por edhe rreziqet, të cilat janë të ndërlidhura me kërcënimet të grupeve terroriste. Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Salameh Hammad, ka përcjellë përshëndetjet e Lartmadhërisë së Tij, mbretit Abdullah II.

Ai ka thënë se marrëdhëniet e mira ndërmjet mbretit Abudallah dhe presidentit Thaçi po reflektohen në marrëdhënie të mira ndërmjet dy shteteve në të gjitha nivelet institucionale.

Po ashtu, gjatë ditës ministri Hammad ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga kryetari i këtij komisionit, z. Daut Haradinaj.

Në këtë takim u theksua nevoja e bashkëpunimit në mes dy shteteve në fushën e sigurisë. Z. Haradinaj e njoftoi ministrin jordanez për punën që ky komision po bën në rolin e mbikqyrjes parlamentare dhe avancimin e legjislacionit. Po ashtu u fol edhe për sfidat e përgjithshme të sigurisë dhe nevojen për intensifikimin e koordinimit në funksion të adresimit të këtyre sfidave.

Lini një Përgjigje