Kosova të konsultojë modelet evropiane të ofrimit të shërbimeve në Komunë

Sot, në kuadër të programit edukativ “Akademia për Qeverisje Lokale”, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ofroi modulin për “Modelet e Qeverisjes Lokale në Evropë”. Ky modul, shtjelloi parimet e qeverisjes lokale në nivel të BE-së, ndërsa si shembuj specifik, shtjellojë organizimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale të vendeve evropiane siç janë: Norvegjia, Holanda, Austria dhe Gjermania.

Para zyrtarëve pjesëmarrës në këtë program prezantuan: Ambasadori Z. Jan Braathu për sistemin Norvegjez të qeverisjes lokale, Z. Norbert Piljs, i cili në hollësi elaboroi sistemin e komunave dhe kantoneve në Holandë, Z. Guether Fehlinger që prezantoi sistemin e komunave dhe sistemin federal të 9 rajoneve të Austrisë. Ndërsa Kai Hofmann prezantoi sistemin federal të Gjermaninë dhe historikun e qeverisjes lokale në këtë shtet. Bashkë me trajtimin normativ dhe funksional të qeverisjes lokale nga vendet e sipërpërmendura, panelistët gjithashtu ofruan një analizë të hollësishme krahasuese të këtyre modeleve, me sistemin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Gjithashtu, përpos ofrimit të njohurive të specializuara në fushën e qeverisjes lokale në nivel Evrope, moduli i sotshëm gjithashtu i ka shërbyer forcimit të komunikimit dhe rrjetëzimit të institucioneve të qeverisjes lokale të Kosovës, me vende mike dhe me donator. Kjo qasje e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, garanton jo vetëm ngritjen e kapaciteteve humane dhe funksionale të zyrtarëve të komunave, por njëherësh siguron që urat e bashkëpunimit dhe përkrahjes ndërkombëtare i shërbejnë zhvillimit dhe demokratizimit të vendit. Më shumë se asnjëherë, institucionet e qeverisjes lokale në Kosovës, u duhet përkrahje e specializuar në përmirësim të qeverisjes, ofrimit të shërbimeve, përkrahje në realizim të projekteve, dhe për këtë qëllim Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale është duke ndihmuar në forcimin e bashkëpunimit mes akterëve të kësaj fushe.

Lini një Përgjigje