Besnik Tahiri vazhdon me suksese ndërkombëtare

Tahiri do të angazhohet në projektin më të madh të Qeverisë së SHBA-së për zbatimin e decentralizimit në Jordani. Ai do të prezantojë gjetjet e studimit të tij mbi decentralizimin, duke ofruar sugjerime për zbatimin e…

Tahiri do të angazhohet në projektin më të madh të Qeverisë së SHBA-së për zbatimin e decentralizimit në Jordani.

Ai do të prezantojë gjetjet e studimit të tij mbi decentralizimin, duke ofruar sugjerime për zbatimin e politikave të sistemit të decentralizuar të miratuara me ligjet për decentralizim në Jordani. Prezantime profesionale ai ka mbajtur edhe më parë para grupeve më të mëdha parlamentare në këtë vend, të cilat u mirëpritën, pasi këto grupe kishin hezitim ndaj decentralizimit.

Gjatë këtij qëndrimi dyjavor, Tahiri do të punojë në ngritjen e një Njësie Këshilldhënëse për zbatimin e suksesshëm të decentralizimit në Jordani.

„Është më se e nevojshme të hartohet një udhëzues për zbatimin efektiv të reformave të qeverisjes lokale“, tha Tahiri.

„Së bashku me Lamar Cravens nga SHBA-ja dhe Fadi Riachi nga Libani, për dy javë do të punojmë së bashku për të ngritur që nga fillimi Njësinë Këshilldhënëse për zbatimin e suksesshëm të decentralizimit në qeverinë jordaneze“, shkroi Tahiri në Facebook.

„Që nga dita e parë ishte kënaqësi të jem pjesë e një ekipi dhe e një misioni kaq të rëndësishëm, të mbështetur nga programet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së“, theksoi Tahiri.

Ai shprehu se ky angazhim e ka mbushur me nder dhe i ka dhënë kurajë për të ndjekur me vendosmëri rrugën dhe angazhimin në sferën e zhvillimit të qeverisjes lokale dhe të sistemit të decentralizuar të menaxhimit publik.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet