Është hartuar koncept-dokumenti për Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ka organizuar një punëtori katërditore me grupin punues, si pjesë e rolit të tij në mbështetje të këtij procesi. Grupi punues udhëhiqet nga Ministria e Financave, por përfshin edhe…
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ka organizuar një punëtori katërditore me grupin punues, si pjesë e rolit të tij në mbështetje të këtij procesi.
Grupi punues udhëhiqet nga Ministria e Financave, por përfshin edhe përfaqësues të ministrive të linjës (Shëndetësisë, Arsimit, Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Administrimit të Pushtetit Lokal), të Asociacionit të Komunave të Kosovës, të Projektit DEMOS dhe të Institutit GAP.
Ligji për Financat e Pushtetit Lokal është një nga shtyllat që siguron funksionimin efikas dhe efektiv të sistemit financiar në nivelin lokal në Republikën e Kosovës. Ndryshimi i këtij ligji synon, para së gjithash, përcaktimin e qartë të funksioneve ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, përfaqësimin e interesave të të gjitha komunave në Komisionin për Grante, si dhe sigurimin e shërbimeve sociale cilësore.
Më tej, Ligji për Financat e Pushtetit Lokal do të adresojë edhe çështje të tjera që duhet të rishikohen, si: planifikimi i të hyrave vetanake (THV) në komuna, investimet e qeverisë qendrore për komunat dhe grantet specifike për arsimin dhe shëndetësinë nga komunat.
Ky grant financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).