Fuqia e gruas në kuvendet komunale po rritet!
Hulumtimi i bërë nga Instituti KLGI “Pasqyrimi i përbërjes së Kuvendeve Komunale” pasqyron përbërjen, strukturën e Kuvendeve Komunale në komunat e Republikës së Kosovës në mandatin 2021-2025. Analiza shtrihet në dy…

Hulumtimi i bërë nga Instituti KLGI “Pasqyrimi i përbërjes së Kuvendeve Komunale” pasqyron përbërjen, strukturën e Kuvendeve Komunale në komunat e Republikës së Kosovës në mandatin 2021-2025.
Analiza shtrihet në dy dimensione kyçe: trajton mjedisin politik, institucional si dhe të funksionimit të Kuvendeve Komunale; dhe analizon aspektet e ndër mandateve dhe mes dy mandateve 2017 – 2021, duke reflektuar ndryshimet në moshë, në ri-zgjedhje, si dhe pasqyrimin në aspektin gjinor.
Fuqia e gruas në Kuvendet Komunale po rritet!
56.4% apo 203 nga 360 e grave kanë marrë mandatin në garë me burrat;
36.1%, apo 130 gra, kanë marrë mandat me kuotën gjinore;
27 gra, apo 7.5% u kanë prirë listave garuese për partitë që përfaqësohen në Kuvendet Komunale;
1 burrë ka marrë mandat nga kuota gjinore;
Gra të forta, politika lokale të qëndrueshme!
Këto të dhëna janë nxjerrë nga raporti i Institutit KLGI me temën “Pasqyrimi i përbërjes së Kuvendeve Komunale”, në kuadër të programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Norwegian Embassy in Prishtina.
Për të parë dokumentin kliko KËTU