Instituti KLGI mbajti modulin e dytë të trajnimit “Akademia për Qeverisje Lokale – LGA”

Qëllimi i trajnimit ishte marrja e njohurive dhe shkathtësive praktike për zhvillimin e politikave publike, njëkohësisht ndërlidhja e tyre me proceset konsultative dhe bashkë-krijim. Ligjërues në këtë modul ishte z.…

Qëllimi i trajnimit ishte marrja e njohurive dhe shkathtësive praktike për zhvillimin e politikave publike, njëkohësisht ndërlidhja e tyre me proceset konsultative dhe bashkë-krijim.

Ligjërues në këtë modul ishte z. Besnik Osmani, ekspert në fushën e qeverisjes lokale. Gjatë këtij sesioni u trajtuan temat: Politikat Publike në Nivel Lokal; Sistemet e Integruara të Politikave dhe Kalendari i Vendimmarrjes dhe Proceseve të Politikave Publike.

Për më shumë, u diskutua për politikat kyçe të nivelit lokal, para së gjithash për zhvillimin e politikave publike dhe ndërlidhjen e tyre me proceset konsultative.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet