Instituti KLGI mbështet agjendën e harmonizuar të zhvillimit rajonal të komunave

Përfaqësuesit e Institutit KLGI u takuan me përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR), duke u fokusuar në diskutimin për harmonizimin e agjendës së bashkëpunimit dhe të mbështetjes për fuqizimin…

Përfaqësuesit e Institutit KLGI u takuan me përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR), duke u fokusuar në diskutimin për harmonizimin e agjendës së bashkëpunimit dhe të mbështetjes për fuqizimin socio-ekonomik të komunave.

Përfaqësuesit e MZHR-së prezantuan arritjet dhe planin e aktiviteteve, ndërsa Instituti KLGI do të ofrojë mbështetje profesionale dhe teknike, duke bashkuar të gjithë akterët, duke ofruar analiza dhe duke identifikuar çështjet në interes të komunave.

Forcimi i zhvillimit rajonal rrit potencialin dhe partneritetin e komunave në arritjen e qëllimeve të përbashkëta, qoftë në investimet kapitale të nivelit qendror, në zhvillimin ekonomik, apo në rritjen e mundësive për zhvillimin e kapaciteteve nga donatorët.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet