Instituti KLGI vazhdon angazhimin për përmirësimin e politikave dhe shërbimeve sociale në nivelin lokal

Në zyrat e KLGI-së u pritën përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale (QPS), me të cilët u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shërbimeve sociale në nivelin lokal. Ndër të tjera, gjatë takimit u diskutua…

Në zyrat e KLGI-së u pritën përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale (QPS), me të cilët u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shërbimeve sociale në nivelin lokal.

Ndër të tjera, gjatë takimit u diskutua për një varg çështjesh që kërkojnë përfshirjen e QPS-së, përfshirë zhvillimin e qëndrueshëm të politikave sociale në nivelin lokal, mbështetjen e avancuar për stafin profesional, si dhe përmirësimin e legjislacionit në këtë fushë.

Raportet përkatëse (Raporti i Komisionit Evropian; raportet e performancës) të hartuara nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare vërejnë sfida të konsiderueshme sa i përket përmbushjes së standardeve në ofrimin e shërbimeve sociale në nivelin lokal.

Prandaj, përmes bashkëpunimit me partnerët e tij, Instituti KLGI synon t’u ofrojë analiza dhe rekomandime institucioneve qendrore dhe lokale. Ky proces lidhet drejtpërdrejt me procese të tjera që ndikojnë në financimin e qëndrueshëm të shërbimeve sociale dhe në përmirësimin e politikave në këtë fushë.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet