Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë „Qeverisja lokale në Raportin e Progresit“. Pjesëmarrës ishin zyrtarët për integrim evropian në komuna dhe përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Në hapje të punëtorisë, drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi, theksoi se analiza u shërben institucioneve, akterëve publikë, shoqërisë civile dhe medias si pikë referimi për sfidat e qeverisjes lokale.…

Në hapje të punëtorisë, drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi, theksoi se analiza u shërben institucioneve, akterëve publikë, shoqërisë civile dhe medias si pikë referimi për sfidat e qeverisjes lokale. Ndërsa për Institutin KLGI, ajo shërben si instrument në përshtatjen e strategjive dhe fushave të intervenimit në funksion të agjendës së përbashkët drejt reformave evropiane.

Për më tepër, drejtori i programit në KLGI, Besnik Muçaj, prezantoi analizën „Qeverisja lokale në Raportin e Progresit“. Instituti KLGI ka analizuar Raportin e Komisionit Evropian për vendin dhe ka publikuar një analizë të fokusuar në çështjet që lidhen me qeverisjen lokale.

Ndërkaq, drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave në MAPL, Shkëlqim Jakupi, prezantoi „Raporti i KE-së për Kosovën 2021 – sfidat e qeverisjes lokale“.

Përveç kësaj, gjatë punëtorisë u analizuan dhe u diskutuan potencialet e komunave në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Raporti i Komisionit Evropian për vendin. Në periudhën raportuese 2020–2021, qeverisja lokale analizohet dhe vlerësohet në fusha specifike të kompetencave komunale dhe në çështje sektoriale ndërinstitucionale.

KLGI është i përkushtuar në realizimin e analizave dhe studimeve që kontribuojnë në praktika efektive të qeverisjes lokale në Kosovë. Po ashtu, përmes programeve edukative, punon në ngritjen e kapaciteteve të komunave të vendit.

Linku i analizës: https://klgi-ks.com/repository/docs/analize_raporti_i_progresit_2021r.pdf

Aktiviteti u realizua në kuadër të programit „Dialogu për Komunat Evropiane“ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet