KLGI ka mbajtur sesionin trajnues me OJQ lokale dhe aktivistë

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka mbajtur sesionin trajnues 🗣 me Organizata Joqeveritare (OJQ) lokale dhe aktivistë 👥 për monitorimin e financimit publik të OJQ-ve në nivel lokal. Punëtoria ishte për…

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka mbajtur sesionin trajnues 🗣 me Organizata Joqeveritare (OJQ) lokale dhe aktivistë 👥 për monitorimin e financimit publik të OJQ-ve në nivel lokal.

Punëtoria ishte për prezantimin 🖥 e metodologjisë 📄 për monitorim të financimit publik të OJQ-ve në komuna 🏢, të zhvilluar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Instituti KLGI, me qëllim të ndërtimit të në një procesi transparent dhe të përgjegjshëm 📈 për programimin, disbursimin dhe zbatimin e financimit publik për OJQ-të.

Ky proces i monitorimi do të përfshijë 16 organizata joqeveritare dhe aktivistë lokalë, të cilët do të përfshihen në 8 rajone në 38 komuna.

Ky trajnim u organizua në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesëvjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF në partneritet me USAID Kosovo. KLGI është partner i KCSF-së në realizimin e këtij aktiviteti.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet