KLGI ka themeluar ekipin e auditimit social në Komunën e Skenderajt
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale🏠 në kuadër të implementinit të projektit të Auditimit Social në Komuna, ka themeluar ekipin e auditimit social në Komunën e Skenderajt. 🏛 Në bashkëpunim me Qendrën Rinore, është…

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale🏠 në kuadër të implementinit të projektit të Auditimit Social në Komuna, ka themeluar ekipin e auditimit social në Komunën e Skenderajt. 🏛
Në bashkëpunim me Qendrën Rinore, është organizuar trajnimi📁 fillestar për ekipin e auditimit, ku grupi i përbërë nga qytetarë të profesioneve të ndryshme dhe përfaqësues të organizatave lokale kanë rritur njohuritë e tyre për funksionimin e qeverisjes lokale në Kosovë, mekanizmat e pjesëmarrjes, konceptet dhe proceset e auditimit social.📊
Ekipi do të auditojë dy projekte të financuara nga Granti i Performancës dhe do të bashkëpunojë me autoritetet lolale për adresimin e rekomandimeve ✅️.
🤝Projekti për Auditimin Social zhvillohet në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).