KLGI mbajti modulin e tretë të trajnimit të avancuar LGA

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti modulin e tretë të trajnimit të avancuar “Akademia për Qeverisje Lokale – LGA”, me temën “Qasja e komunave në fondet zhvillimore”. Në këtë modul u diskutuan dhe u…

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti modulin e tretë të trajnimit të avancuar “Akademia për Qeverisje Lokale – LGA”, me temën “Qasja e komunave në fondet zhvillimore”.

Në këtë modul u diskutuan dhe u trajtuan temat:

Programet IPA – mundësia e aplikimit në këto programe dhe Format e aplikimit në programet IPA.

Ekspertja e menaxhimit të projekteve, Arjeta Sahiti, gjatë ligjërimit shpjegoi dhe i informoi pjesëmarrësit për mundësinë e përfitimit të komunave nga fondet zhvillimore të IPA-së, të cilat janë të shënjestruara të përfitojnë qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Synimi i këtij moduli ishte forcimi i agjendës komunale nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve për planifikim strategjik dhe qasjen në fondet zhvillimore. Në veçanti, konsolidimi i mekanizmave komunalë për mbledhje, analizë dhe përpunim të të dhënave, si dhe konceptimi dhe shkrimi i projekteve zhvillimore (IPA fondet).

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit “Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet