KLGI organizoi trajnimin modular në kuadër të programit “Akademia për Qeverisje Lokale (AQL)”

Instituti KLGI, nëpërmjet trajnimit modular, vendosi në fokus avancimin e agjendës së angazhimit të përbashkët të aktorëve lokalë Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi trajnimin modular në kuadër të…

Instituti KLGI, nëpërmjet trajnimit modular, vendosi në fokus avancimin e agjendës së angazhimit të përbashkët të aktorëve lokalë

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi trajnimin modular në kuadër të programit “Akademia për Qeverisje Lokale (AQL)”. Trajnimi ishte i ndarë tri sesione: ngritja e kapaciteteve /praktikave dhe adaptimin e modeleve për bashkë-krijimin e politikave lokale; planet e integritetit në komuna; punë në grupe në ndërtimin e kornizave dhe agjendave të përbashkëta mes komunave dhe shoqërisë civile si dhe prezantime dhe diskutime.

Avancimi i metodologjive, praktikave dhe ndarja e përvojave mes anëtarëve, në veçanti në identifikimin, artikulimin/analizimin si dhe adresimin e politikave lokale, ka vendosur në fokus konsolidimin e sistemeve të integruara. Kësisoj, ka kthyer në vëmendje nevojën për ndërtimin e agjendave dhe kalendarëve të angazhimit dhe kontributit të akterëve lokal (komunave, komuniteteve lokale dhe shoqërisë civile).

Akademia për Qeverisje Lokale (LGA) është program i avancuar i trajnimit që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, ministrive të linjës dhe akterët e shoqërisë civile. LGA është fokusuar në elaborimin e konceptit modern të qeverisjes lokale përmes moduleve trajnuese të cilat ofrohen në formë të ligjëratave, diskutimeve, punës në grupe, shkëmbimit të informacionit dhe vizitave studimore.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet