KLGI prezanton hulumtimin e tij në debatin televiziv „Ekonomia me Erëzën“ në Klan Kosova

Z. Besnik Muçaj, koordinator programi në KLGI, mori pjesë në një debat televiziv në Klan Kosova mbi programin më të ri të qeverisë për „Katalogun e vendeve të punës në shërbimin civil të Kosovës“. Gjatë debatit të…

Z. Besnik Muçaj, koordinator programi në KLGI, mori pjesë në një debat televiziv në Klan Kosova mbi programin më të ri të qeverisë për „Katalogun e vendeve të punës në shërbimin civil të Kosovës“.

Gjatë debatit të njohur televiziv „Ekonomia me Erëzën“ në Klan Kosova, z. Muçaj prezantoi qëndrimin e KLGI-së, i cili del nga hulumtimi i Institutit dhe nga punëtoritë e mbajtura në prill 2015.

Ai prezantoi gjithashtu ndërhyrjet e nevojshme reformuese që duhet të ndërmerren që ky projekt i qeverisë të ketë sukses në unifikimin e shërbimit civil në Kosovë.

Debati televiziv „Ekonomia me Erëzën“ do të transmetohet të hënën, më 11 maj 2015, në orën 21:30, në televizionin Klan Kosova

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet