Le të flasin qytetarët!

Thirrje për Komunën e Prishtinës për Konsultim Publik lidhur me Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave ♻️ Në vitin 2023, Komuna e Prishtinës kishte planifikuar një buxhet prej 4 milionë e 338 mijë euro, ndërsa ka…

Thirrje për Komunën e Prishtinës për Konsultim Publik lidhur me Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave ♻️

Në vitin 2023, Komuna e Prishtinës kishte planifikuar një buxhet prej 4 milionë e 338 mijë euro, ndërsa ka realizuar vetëm 2 milionë e 269 mijë e 236.75 euro, që përbën vetëm 52.31% të realizimit. Sipas raportit, Komuna ka paguar kompaninë “Pastrimi” një shumë prej 3 milionë e 900 mijë e 572.40 euro. 💰

Për më tepër, Komuna ka filluar procedurat për një kontratë trevjeçare për menaxhimin e mbeturinave, me një vlerë totale prej 16 milionë e 500 mijë euro. Kjo është 21.12% më e lartë se buxheti i tanishëm, dhe tejkalon buxhetin e planifikuar në Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2025-2027. 🔼

Mospërputhjet në Faturim dhe Arkëtim 📉

Në Raportin për Menaxhimin e Mbeturinave të vitit 2022, faturimi ka arritur në 5 milionë e 135 mijë e 325.86 euro, ndërsa arkëtimi i planifikuar ishte vetëm 2 milionë e 809 mijë e 990.56 euro, duke krijuar një hendek prej 54.72%. Kjo ndodhi ndërkohë që shërbimi raportohet të jetë i mbuluar në 100%. 📊

Pajtueshmëria Ligjore dhe Mungesat Institucionale ⚖️

Raporti për Menaxhimin e Mbeturinave nxjerr në pah disa mangësi të rëndësishme, si:

1. Nuk është miratuar Plani Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 🌍❌

2. Mungojnë inspektorët mjedisorë 🚫👮‍♂️

3. Nuk ka kontraktorë të licencuar për mbeturinat e ndërtimit dhe demolimit 🏗️🛑

4. Nuk ka raport për gjobat e shqiptuara 📜⚖️

Rreziku për Kompaninë “Pastrimi” dhe Ndikimi Regjional ⚠️

Si aksionari kryesor në Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi” 🚛, Komuna e Prishtinës me tërheqjen nga shërbimet e saj, rrezikon falimentimin. Kjo mund të çojë në humbjen e 900 vendeve të punës 👷‍♂️👷‍♀️ dhe në përkeqësimin e shërbimeve për komunat e tjera ku ajo operon 🏘️🔧. Për më tepër, paraprakisht, Komuna e Prishtinës, si aksionari më i madh, duhet të ftojë në diskutim edhe komunat tjera aksionare për veprimet.

Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Procesi i Konsultimeve Publike 📝

Sipas Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave të miratuar në vitin 2023, në nenin 16, detyrat dhe përgjegjësitë e kompanive përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave, pika 2 specifikohet se përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave është KRM “Pastrimi”, dhe te pika 3 komuna mund të kontraktojë kompani për të ndihmuar KRM “Pastrimi”, në rast të vështirësive me operim.

Në vendimi e publikuar më 16 tetor 2024, Kuvendi Komunal vendosi nisjen e konsultimit publik lidhur me draft-rregulloren të parapare mes datave: 15 tetor deri me 20 nëntor 2024. Megjithatë, dokumenti nuk është i disponueshëm as në platformën zyrtare për konsultime dhe as në faqen e Komunës. 📚❌

Rekomandime 👥

Për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent, rekomandohet:

1. Zgjatja e afatit të diskutimeve publike për rregulloren. 🗓️

2. Organizimi i takimeve të veçanta me palët e prekura për të adresuar shqetësimet dhe sugjerimet. 🤝

3. Publikimi i dokumentit për konsultim në platforma zyrtare për të siguruar transparencë dhe pjesëmarrje më të gjerë. 📢

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet