Ndërveprimi ndërmjet shoqërisë civile dhe komunave fuqizon demokracinë lokale
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti takimin e radhës rajonal, duke bashkuar organizatat e shoqërisë civile në nivelin lokal në rajonin e Prishtinës, me qëllim të diskutimit për forcimin e mekanizmave të…
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti takimin e radhës rajonal, duke bashkuar organizatat e shoqërisë civile në nivelin lokal në rajonin e Prishtinës, me qëllim të diskutimit për forcimin e mekanizmave të shoqërisë civile dhe rritjen e kërkesave për llogaridhënie efektive nga institucionet lokale.
Ky takim rajonal organizohet në kuadër të programit „Mbështetje për komuna më të forta dhe të qëndrueshme (SSSM)“, i cili synon të identifikojë sfidat dhe problemet me të cilat përballen organizatat e shoqërisë civile në funksionimin e tyre, si dhe të identifikojë mundësitë dhe të shkëmbejë praktikat e mira për avancimin e tyre.
Përtej kësaj, synon të forcojë komunikimin e strukturuar ndërmjet akterëve lokalë lidhur me agjendën e përbashkët të bashkëpunimit. Fuqizimi i platformës së shoqërisë civile në nivelin lokal rrit kërkesën për llogaridhënie të vendimmarrësve.
Në këtë kontekst, organizatat lokale të shoqërisë civile duhet të gjejnë formën më të mirë të organizimit ndërmjet tyre, në mënyrë që të përfaqësohen si duhet si sektor në raport me autoritetet publike komunale. Një platformë që do të përfshinte të gjitha organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe akterët e tjerë lokalë, përmes së cilës synohet rritja e rolit të shoqërisë civile nëpërmjet forcimit të mekanizmave të qartë të veprimit.
U ra dakord se është e nevojshme të themelohen trupa që koordinojnë dhe vendosin komunikim të strukturuar ndërmjet shoqërisë civile dhe komunave. Kjo do të shtrihej në dy drejtime: i pari në komunikimin e strukturuar dhe i dyti në koordinimin e përbashkët të aktiviteteve.
Përtej kësaj, kjo shërben për fuqizimin e demokracisë lokale, ku shoqëria civile, nga njëra anë, ka rolin e artikulimit të problemeve dhe, nga ana tjetër, ofron mbështetje profesionale dhe mbikëqyrje mbi zbatimin e politikave.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit „Mbështetje për komuna më të forta dhe të qëndrueshme (SSSM)“, i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.