Njëzet vjet Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF
Në vitin e 20-të të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, në praninë e shumë personaliteteve, donatorëve dhe miqve nga shoqëria civile, shënuam këtë ngjarje të rëndësishme për një bashkësi të përbashkët të…
Në vitin e 20-të të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, në praninë e shumë personaliteteve, donatorëve dhe miqve nga shoqëria civile, shënuam këtë ngjarje të rëndësishme për një bashkësi të përbashkët të aktivizmit qytetar dhe të demokracisë.
Duke uruar për përvjetorin dhe për hapësirat e reja shumëfunksionale, shprehëm vlerësimin tonë për bashkëpunimin profesional dhe kontributin e pazëvendësueshëm të KCSF-së në ngritjen e kapaciteteve, duke hapur një etapë të re të zhvillimit dhe të angazhimit profesional të Institutit KLGI dhe, në përgjithësi, të organizatave të shoqërisë civile.
KCSF, përtej ofrimit të mbështetjes, sjell shembullin më të mirë të përkushtimit, angazhimit dhe organizimit të sferës së shoqërisë civile në demokratizimin e institucioneve dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Me urimet më të mira, shprehim vlerësimin dhe mirënjohjen tonë për angazhimin deri më tani, duke pritur me padurim mundësi të reja dhe kontribute të përbashkëta për vendin dhe shoqërinë.