Qeverisje Lokale, një përpjekje e vazhdueshme për avancim dhe reformim

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mbajti Konferencën Vjetore për qeverisje lokale, me këtë rast u pasqyruan prespektiva e qeverisjes lokale në këto dimensione: • Domosdoshmërinë për të forcuar sistemin e…

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mbajti Konferencën Vjetore për qeverisje lokale, me këtë rast u pasqyruan prespektiva e qeverisjes lokale në këto dimensione:

• Domosdoshmërinë për të forcuar sistemin e qeverisjes lokale në Kosovë

• Reformat e Qeverisjes Lokale – rrugës përpara

• Zhvendosjen e debatit për qeverisje lokale nga politika në zhvillim të qëndrueshëm në nivel komunal

Në këtë ngjarje po ashtu u inauguruan dy programeve trajnuese: Programin Edukativ “Akademia për Qeverisje Lokale – Gjenerata e Pestë” dhe programit të avancuar trajnues për “Politika Strategjike dhe Zhvillimore Komunale”.

Fjalimet kryesore u mbajtën nga: Ambasadori i Norvegjisë, z. Jan Braathu, z. Bajram Gecaj, Zëvendës-Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe z. Besnik Tahiri, Drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale dhe z. Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Në këtë ngjarje, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale po ashtu ndau dhe “Çmimin vjetorë për Demokraci Lokale 2015”, për z. Samuel Waelty, ish drejtor i SDC në Kosovë (2007-2011), aktualisht drejtor i SDC në Vietnam. Çmimi vjetori KLGI-së prezantohet si vlerësim që i bëhet personalitetevepër përkushtim dhe kontribut të dalluar në fushën e qeverisjes dhe demokracisë lokale.

Pjesëmarrës tjerë në këtë ngjarje ishin përfaqësues të Institucioneve Qendrore, përfaqësues të Komunave, misioneve diplomatike të akredituara në Kosovë, shoqërisë civile dhe studentë.

Më shumë lajme

Të gjitha lajmet